Timothy Weah, ylli i ri i PSG-së, djali i ish-legjendës së Milanit dhe Chelseat – Babanë president të Liberisë, por vet luan për SHBA-të
George Weah është një nga emrat më të famshëm të futbollit në planet, duke e dominuar futbollin për vite, ndërsa aktualisht është president i Liberisë.
Ish-ylli i Milanit tani është 51 vjeç, ndërsa ka luajtur edhe për klube si Paris Saint-Germain dhe Chelsea, ku në vitin 1995 ishte zgjedhur “Futbollisti më i mirë botë”.
Por çfarë dini për djalin e tij, Timothyn?
I riu Weah ka mbushur 18 vjet, por aktualisht ka dy ndeshje me gjigantin francez të PSG-së.
Rritja e tij ka qenë kaq e shpejtë, sa që tani është ftuar në Kombëtaren e SHBA-së për miqësoren me Paraguain me 27 mars.
Ftesa e papritur ka ardhur pasi ai luajti në Kupën e për U-17 në tetorin e shkuar, ku kishte shënuar edhe një het-trik kundër Paraguait.
Trajneri i përkohshëm i SHBA-së, Dave Sarachan, ka folur për ftesën që iu është bërë Weah.
“Tim ka qenë padyshim shumë i suksesshëm me ekipet kombëtare të të rinjve tanë”.
“Kohët e fundit me PSG-në. Ai është duke luajtur për një klub të profilit të lartë. Ai ka luajtur nga minuta e parë dhe kjo është shenj e madhe e progresit të tij”.
Por si e mori Weah i ri këtë vendim, për të bërë debutimin e tij me SHBA-në, pasi babai i tij po drejtonte si president një vend tjetër?
Ai ka lindur në Brooklyn, Nju Jork më 22 shkurt 2000 – me baba George Weah legjendë e Milanit dhe ka ka dy vëllezër e motra më të mëdha, Georg Jr dhe Tita.
Timothy vitet e tij të jetës i ka kaluar në Brooklyn dhe më vonë në Florida, ku ka luajtur për West Pines United FC.
Pas tre sezoneve në një ekip të Akademisë së Futbollit të SHBA, Blau-Weiss Gottschee, ai shkurtimisht u regjistrua në sistemin e fëmijëve të Neë York Red Bulls para se të shkonte në Francë.
Në vitin 2014, në moshën 13 vjeçare, Weah kishte një provë te Chelsea – për të cilin babai i tij kishte luajtur shkurtimisht gjatë karrierës së tij, por u transferua në akademinë e PSG.
Djali menjëherë tregoi shenjën e tij prej talenti, duke shënuar një het-trik në një ndeshje të Uefa Youth League kundër Ludogorets.
Në vitin 2017 ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale.
Weah debutoi si zëvendësues në minutën e 79-të, ku PSG fitoi 2-0 kundër Troyes.
Edhe pse shumë kombëtare evropiane iu ofruan , ai nuk e harroi vendin ku ka lindur.
Që nga viti 2015, Timothy ka bërë 14 paraqitje për kombëtaret U-17 të SHBA-së, duke shënuar gjashtë gola.
Stili i tij i lojës është shumë i ngjashëm me të babai të tij të famshëm.
Pavarësisht valëve në botën e futbollit, duket se Weah i ri mund të ketë një tjetër rrugë karriere të ardhshme pas futbollit… dhe nuk është politika, si baba i tij.
Në vend të kësaj, ai pasion ka muzikën .
Megjithatë angazhimet e tij në futboll nuk e kanë lënë larg pasionit, pasi Timothy, ka një këngë të prodhuar të zhanrit ‘Soul’, i përzierë me Rap dhe R&B.
Weah ka stilin e tij, ku shkruan tekstet e tij, i regjistron ato në mikrofon, bën një ‘beat’ dhe i kompozon në laptop.
Që nga viti 2017, Weah ka regjistruar gjashtë këngë dhe një ditë shpreson të hapë studio muzikore në Nju Jork dhe Liberi.
“Unë e përdor vetëm atë (babanë) si një avantazh. Babai im ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe më takon mua të jem më i mirë”.
Ai zbulon se shpesh herë flet më të në telefon ku e inkurajon për të vazhduar tutje me futboll.
Superstar i futbollit, i dashuruar pas muzikës … kush e di se çfarë tjetër mund të bëjë Timothy?
Ndoshta edhe një ditë do të kthehet në politikë, në vendin e lindjes së tij në Amerikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit
Maqedonia e Veriut nisi përgatitjet për Letoninë dhe Armeninë
“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës
"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës