LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu ecte 6 orë në ditë për të shkuar në punë, kolegët ia ndryshuan jetën kur e kuptuan të vërtetën (Foto/Video)

I pastrehu ecte 6 orë në ditë për të shkuar në punë, kolegët ia ndryshuan jetën kur e kuptuan të vërtetën (Foto/Video)

Gjetja e një pune të mirë është një mision i vështirë. Fakti se kaloni orë të tëra duke u munduar t’i shkruani sa më mirë CV-të tuaja, dhe t’i dërgoni në qindra vende të ndryshme është një punë paksa e mërzitshme nganjëherë.

Dhe sigurisht se konsideroheni me fat, nëse pronarët e kompanive ku keni aplikuar kanë vendosur ta shqyrtojnë aplikacionin e juaj, transmeton Telegrafi.


Por, për të pastrehët ky mision bëhet edhe më i vështirë, për faktin se duhet të jenë të pastër, të kenë rroba të mira dhe të bëjnë dush para se të shfaqen para punëdhënësit për intervistë.

Por, një burrë i pastrehë ishte i vendosur që me çdo kusht ta fitoj vendin e punës për të cilin edhe kishte aplikuar.

Sikurse në çdo vend tjetër të botës, Paulo Maurice Young nga SHBA-të, po kërkonte me ngulm një vend të punës.  Ai ishte i pastrehë, pa veturë dhe me vetëm një dollar në xhep.

Paulo kishte aplikuar për një vend të punës në fabrikën “Prat & Whitney”. Për fat të mirë, ata kishin vërejtur diçka interesante në CV-në e tij, kështu vendosën ta ftojnë për intervistë. Por, ai jetonte shumë larg vendit ku ishte fabrika, dhe i duhej të ecte me orë të tëra që të arrij.

Kështu vendosi që plot tri orë t’i kalojë duke ecur për në fabrikë, dhe tri tjera që të kthehet në shtëpi. Për fat të mirë intervista shkoi mirë, pasi ia kumtuan lajmin se kishin një pozitë përkohësisht të lirë. Por, Paulo ishte i bindur se ky vend i përkohshëm mund të jetë me kalimin e kohës një vend me orar të plotë, kështu vazhdoi ecjen e tij çdo ditë.

Me kalimin e ditëve kolegët filluan të vërejnë diçka tek Paulo, dhe gjithmonë pyesnin njëri-tjetrin se pse rrobat e tij gjithmonë ishin të papastra, dhe dukej se nuk bënte dush me javë të tëra.

Një ditë vendosën të ndërmarrin masa. “Ata më pyetën ‘ku jeton?’ por unë nuk doja t’ju tregoja që isha i pastrehë për shkak të krenarisë, edhe pse e dija se nuk do ta lënë me kaq”, ka deklaruar Paulo.

Por, ai u dorëzua në fund dhe u tregoi kolegëve për gjendjen e tij, kështu ata vendosën të bëjnë diçka për ta ndihmuar.

“E dinim se duheshim të bëjmë diçka për të dhe çfarë bëmë? Menjëherë i telefonuam United Way. I siguruam strehim dhe ushqim për një natë”, ka deklaruar menaxherja e Paulos, Kelly Johnston.

Me kalimin e ditëve, iniciativës për ta ndihmuar Paulon iu bashkuan edhe shumë kolegë tjerë.

Ata i gjetën strehim, ushqim dhe vendin ku do t’i lante rrobat. Kështu, Paulos nuk i është nevojitur më të ecë orë të tëra për të shkuar në punë. Dhe kjo falë vendosmërisë së tij për të ruajtur vendin e punës dhe përkushtimit të kolegëve, ai vetëm sa bëhej edhe më i suksesshëm.

Ai madje fitoi vendin e punës me orar të plotë në “Prat & Whitney”. Tani Paulo ka një rrogë të mirë, shtëpi dhe veturë, që ia rikujtojnë problemet që i kishte dikur.

“Ai kishte një vetëbesim që na bëri për vete. Personaliteti, buzëqeshja dhe përkushtimi në punë më ka bërë të kuptojë se të rrallë janë njerëzit sikur Paulo”, ka shtuar menaxherja e tij.

Dëshira për sukses, vjen nga nevoja që të ketë para të mjaftueshme që të kujdeset për vajzën e tij.

“Ajo është gjithçka që kam, ajo është arsyeja që unë kurrë nuk do të heq dorë nga asgjë”, ka shtuar Paulo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori