LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic gjatë javës zyrtarizohet si lojtar i LA Galaxy?

Ibrahimovic gjatë javës zyrtarizohet si lojtar i LA Galaxy?
Zlatan Ibrahimovic (Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester Unitedin, me burime që tregojnë për ESPN se ai është afër mbylljes së një lëvizjeje në Major League Soccer.

Los Angeles Times raportoi gjatë të enjtes se sulmuesi suedez, Ibrahimovic ka nënshkruar me skuadrën nga MLS, LA Galaxy.


Ibrahimovic, 36 vjeç, i cili ka nënshkruar si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain në 2016, nuk ka luajtur për Unitedin që kur është zëvendësuar gjatë barazimit në shtëpi kundër Burnleyt më 26 dhjetor.

Mourinho: Ky është sezoni i fundit i Ibrahimovic me ne
Lexo po ashtu Mourinho: Ky është sezoni i fundit i Ibrahimovic me ne

Dhe me më pak se katër muaj të mbetur në kontratën e tij në Old Trafford, burime kanë thënë për ESPN se menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho ka lejuar që Ibrahimovic të largohet tani për të lëvizur drejt MLS-së.

Ibrahimovic u penalizua nga lëndimi i gjurit që e la jashtë fushave për gjashtë muaj (Getty Images)

ESPN raportoi në janar se LA Galaxy po afrohej me nënshkrimin e sulmuesit dhe burimet konfirmuan të martën se Galaxy është ende destinacioni i mundshëm për suedezin, i cili është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij pasi u kthye nga një lëndim i rëndë në gju në fund të sezonit të kaluar.

Ibrahimovic shënoi 29 gola në 53 ndeshje për Unitedin, duke përfshirë dy në finalen e Kupës EFL ndaj Southamptonit sezonin e kaluar.

Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron
Lexo po ashtu Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron

Megjithatë, blerja prej 90 milionë funteve e Romelu Lukakus verën e kaluar e shtyu Ibrahimovicin në bankë rezervë dhe tani ai është duke kërkuar më shumë kohë të lojës me një njoftim për të ardhmen e tij që pritet të bëhet para fundit të javës.

Megjithë përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare për Suedinë në vitin 2016, Ibrahimovic ka thënë më parë këtë muaj se ai nuk ka përjashtuar kthimin për të luajtur në Kupën e Botës në Rusi këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori