LAJMI I FUNDIT:

Heldt: Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë

Heldt: Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, por tha se sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë.

Këto komente Heldt i bëri me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë.


“Më lejoni që të filloj së pari duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm, i cili është një vendim i vështirë sepse na çon drejtë asaj që kryesisht ne ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës janë këtu, e jo që të shohin diçka si ajo që pash unë në mesditën e djeshme, gazi lotsjellës i hedhur në përfaqësimin më të lartë politik të këtij vendi por që të punojnë për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.  Dhe pikërisht kjo është ajo me të cilën ka të bëjë ky event lansues. Sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë. Por, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori