LAJMI I FUNDIT:

Këngë ritmike dhe klip pranveror, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi shpalosin detajet e bashkëpunimit të ri “Dashnia jem”

Këngë ritmike dhe klip pranveror, Alban Mehmeti dhe Kaltrina Selimi shpalosin detajet e bashkëpunimit të ri “Dashnia jem”

Një tjetër bashkëpunim interesant do të publikohet brenda pak ditësh.

Bëhet fjalë për dy këngëtarët e njohur të estradës Alban Mehmetin dhe Kaltrina Selimin, të cilët shumë shpejt do të sjellin këngën “Dashnia jem”.


Në një intervistë për Telegrafin, dyshja në fjalë kanë rrëfyer detajet e këngës së tyre më të re.

“Kënga titullohet “Dashnia jem”, dhe është punuar nga kantautori tanimë shumë i suksesshëm, Irkenc Hyka, ndërsa teksti po ashtu është shkruar nga ekipi i tij”, ka thënë Alban Mehmeti për Telegrafin.

Alban Mehmeti (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, Kaltrina tregoi se e ka mirëpritur me shumë kënaqësi ftesën për një bashkëpunim të tillë.

“Pas bashkëpunimit të projektit tonë të përbashkët të cilin e kemi realizuar festën e fundvitit lindi ideja edhe për një tjetër bashkëpunim të radhës por ndryshe nga ai i kaluari sepse kjo këngë do i përket zhanrit pop, të cilin e kemi kultivuar vazhdimisht. Kënga më e re është në bashkëpunim me Alban Mehmetin është në përfundim, shumë shpejt do jetë në media për publikun për të gjithë fansat e muzikës tonë. Kënga është shumë e këndshme dhe verore, e realizuar nga kantautori shumë i talentuar Irkenci, i cili është përkushtuar në maksimum”, ka thënë Kaltrina Selimi për Telegrafin.

Kaltrina Selimi (Foto: Instagram)

Në vazhdimin e bisedës, Albani dhe Kaltrina treguan se ideja për bashkëpunim ka lindur që në prag të festave të fundvitit.

“Ideja ka qenë qysh para vitit të ri, kur edhe kemi lansuar një album me potpuri rimtike festive, të cilat shihet që janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Mirë, koha nuk na premtoi atëherë që t realizonim këtë këngë, dhe mbeti si projekt që të realizohet tani”, thotë këngëtari Mehmeti.

“Pas bashkëpunimit të projektit tonë të përbashkët të cilin e kemi realizuar festat e fundvitit, lindi ideja edhe për një tjetër bashkëpunim të radhës por ndryshe nga ai i kaluari sepse kjo këngë do i përket zhanrit pop, të cilin e kemi kultivuar vazhdimisht”, ka thënë ndërkohë Kaltrina.

Dyshja shumë shpejt pritet të nisin edhe xhirimet e klipit, i cili pritet të jetë diçka e thjeshtë dhe pranverore.

“Incizimi i këngës është bërë dje dhe tani jemi duke punuar rreth klipit. Besoj që për dy ose tre javë duhet të jetë gati edhe klipi”, u shpreh këngëtari Mehmeti.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga do të ketë tematikë dashurie, dhe këtë e kanë treguar vet artistët në vazhdimin e bisedës.

“Kënga siç edhe thuhet në titull flet për dashurinë dhe mendoj që ka dal një këngë e bukur. Ne po mendojmë që jemi përshtatur mjaft mirë, mirëpo do ta shohim si do ta vlerësojë publiku”, ka përfunduar Albani Mehmeti për Telegrafin.

Alban Mehmeti

Ndërkohë, Kaltrina Selimi në fund të bisedës tregoi se së shpejti do të nisin xhirimet e klipt, ndërsa shpalosi edhe disa nga planet e saj për projektet e reja në muajt në vazhdim.

“Kënga ka tematikë dashurie dhe për më tepër mbetet ta dëgjoni. Do realizohet edhe klipi, për të cilin kam idenë se do të jetë diçka shumë e thjeshtë dhe e bukur. Jam duke punuar vazhdimisht dhe kam edhe materiale pothuajse të gatshmme, të cilat pres t’i lansoj në momentin e duhur, por sigurisht pas këtij projekti që e kemi shumë afër realizmit bashkë me Albanin”, ka përfunduar Kaltrina Selimi për Telegrafin.

Kaltrina Selimi

“Dashnia jem” duket se do të jetë një ndër hitet pranverore, kënduar nga dy prej këngëtarëve shumë të dashur për publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori