LAJMI I FUNDIT:

Messi sërish shënjestër e propagandave kërcënuese para ‘KB 2018’, pjesë e imazheve frikësuese janë edhe Neymar dhe CR7

Messi sërish shënjestër e propagandave kërcënuese para ‘KB 2018’, pjesë e imazheve frikësuese janë edhe Neymar dhe CR7
(Foto: Getty Images)

Të gjithë dashamirët e futbollit do t’i kenë sytë te Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në Kampionatin Botëror që zhvillohet këtë verë në Rusi.

Dy futbollistët më të mirë në botë do të jenë pjesë e turneut më të madh të futbollit me përfaqësueset e tyre respektive, Argjentinën dhe Portugalinë.


Duke qenë ndër futbollistët më të popullarizuar në botë, Messi shpesh është bërë shënjestër e kërcënimeve nga grupet e ndryshme terroriste. Imazhi i tij sërish është përdorur për fotomontazhe të ndryshme nga ISIS për të promovuar propagandën e tyre kërcënuese.

Kërcënime të këtij lloji ka pasur disa herë, ndërsa në një prej fotomontazheve më të reja, argjentinasi paraqitet në gjunjë, ndërkohë që ekzekutuesi i ISIS e mban atë për flokësh.

Të gjitha lajmet për LIONEL MESSI
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për LIONEL MESSI

Pjesë e fotografisë është edhe logoja e Kampionatit Botëror që zhvillohet këtë verë në Rusi, pjesërisht e ndryshuar. Në prapavijën e këtij imazhi është stadiumi Lukhniki i Moskës

“Pra, goditni (ata) mbi qafë dhe hiquani çdo gisht”, është përshkrimi i fotografisë.

Në shtatorin e vitit të kaluar, ishte publikuar një tjetër fotomontazh që e paraqiste Messin prapa grilave, të torturuar dhe gjaku i rridhte nga syri.

Sipas Daily Mail, fotomontazhet e këtij lloji janë publikuar nga entiteti pro-ISIS, Ëafa Media Foundation, që ka publikuar paralajmërime para Kampionatit të ardhshëm Botëror.

Në një tjetër fotografi, Messi paraqitet i shtrirë pa shenja jete, derisa ish-bashkëlojtari i tij, Neymar, është duke qarë për mëshirën e ekzekutuesit.

Pjesë e këtyre kërcënimeve është edhe Cristiano Ronaldo, përmes imazhit të të cilit është tentuar që të shkaktohet frikë te tifozët e futbollit.

Në prillin e vitit të kaluar, nga sulmet e me bombë të ISIS në St. Petersburg (qytetin e dytë më të madh në Rusi), humbën jetën 14 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori