Agjencia Federale e Sigurisë (FSO) është organizata më e fshehtë në Rusi, që madje konsiderohet më sekrete sesa FSB-ja.
Kjo agjenci është themeluar nga drejtori i nëntë i KGB-së qysh në kohën e Bashkimit Sovjetik. Detyra e tyre primare është siguria e presidentit Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
FSO është aq shumë e mbyllur për opinionin, sa që të gjitha informacionet për këtë organizatë bazohen më shumë në thashetheme.
Opinioni nuk informohet asgjë për operacionet e FSO-së, kurse shumica e gjërave që shkruhen për këtë organizatë nga mediat bazohen më shumë në thashetheme. Pikërisht për shkak të “mbylljes së tyre hermetike”, ata i quajnë “fantazma”.
Për 16 vite, FSO-në e ka udhëhequr gjenerali Jevgenij Murov, kolegu i vjetër i Vladimir Putinit me të cilin kishte shërbyer në KGB. Pas pensionimit të Murovit në vitin 2016, kontrollin e FSO-së e mori zëvendësi i tij Dmitrij Kochnjev.
Besohet se FSO numëron rreth 50 mijë pjesëtarë të uniformuar, si dhe disa mijëra tjerë që punojnë në fshehtësi. Madje, thuhet se ata kontrollojnë “pajisjen” që kontrollon armët bërthamore të Rusisë.
Edhe pse detyra e tyre primare është të ruajnë presidentin rus, pjesëtarët e FSO-së kujdesen për sigurinë edhe të prokurorëve, ministrave, zyrtarëve të lartë dhe disa dëshmitarëve të mbrojtur.
Mediat ruse shkruajnë që FSO i ka të paktën dy sozi të Putinit që i përdor për “raste” të natyrave të ndryshme.
Identiteti i pjesëtarëve të FSO-së mbahet sekret, por mediat ruse shkruajnë se në disa raste kanë dështuar ta mbajnë sekret identitetin, pasi kanë publikuar fotografi të ndryshme në rrjete sociale derisa po e shoqëronin Putinin. Megjithatë, këto fotografi janë zhdukur brenda pak minutave dhe më nuk figurojnë askund në internet.
FSO raportohet se kanë të drejtë të kryejnë hetime, përgjojnë biseda, të hapin letrat në zarf, të arrestojnë qytetarë dhe të bastisin banesa e konfiskojnë vetura. Thuhet se çdo e 12-ta rrugë në Moskë kontrollohet nga ata, kurse të gjithë qytetarët që jetojnë në këto rrugë kanë informacione të detajuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Rusia lëshoi një urdhër-arrest për Zelenskyn
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City