LAJMI I FUNDIT:

Gjykata hedhë poshtë ofertën me para të Ronaldos në këmbim të mos-kryerjes së burgut për ikje nga taksat  

Gjykata hedhë poshtë ofertën me para të Ronaldos në këmbim të mos-kryerjes së burgut për ikje nga taksat  

Rasti midis Gjykatës Spanjolle dhe Cristiano Ronaldos dukej sikur mund të mbyllet brenda ditëve të ardhshme, por ka dështuar momentalisht.

Ylli portugez i Real Madirit vazhdon të mbetet në probleme me autoritetet spanjolle pas akuzave për ikje nga tatimet.

Në një përpjekje për të vënë të gjitha pas tij, Ronaldo thuhet se ka bërë një ofertë për të paguar tek agjencia tatimore.


Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal
Lexo po ashtu Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal

Oferta me para të gatshme e portugezit erdhi si tendencë për të shmangur procedurat e mëtejshme penale ndaj tij.

Ronaldo duke shkuar në një nga seancat e tij gjyqësore

Sipas El Mundo Deportivo, ylli i Real Madridit ka rënë dakord të paguajë te agjencia tatimore një shumë që ai dhe përfaqësuesit e tij mendojnë se është e drejtë bazuar në mos-tatimin e të drejtave të tij të imazhit.

Kjo pagesë do bëhej në mënyrë që të sigurohet nga autoritetet spanjolle se ai nuk do të kalojë aspak kohë burgu.

Ronaldo paraqitet në gjykatë, por refuzon të flasë para 200 gazetarëve – i mohon akuzat ndaj tij në një deklaratë me shkrim
Lexo po ashtu Ronaldo paraqitet në gjykatë, por refuzon të flasë para 200 gazetarëve – i mohon akuzat ndaj tij në një deklaratë me shkrim

Megjithatë, mediumi Europa Press raporton se një takim i mbajtur në muajt e fundit mes përfaqësuesve dhe autoriteteve spanjolle rezultoi në një ofertë ‘të pakënaqshme’ prej rreth 4-5 milionë eurosh, e cila u refuzua nga agjencia tatimore.

Prokuroria atribuoi një mashtrimi prej 14.7 milionë eurosh kundër lojtarit, me agjencinë tatimore apo Ministrinë e Financave që pretendonin se ai aktualisht duhet të shërbejë një dënim me burg për shkak të katër incidenteve të veçanta për ikje taksash. /Telegrafi/

Ronaldo: Kam vetëm gjashtë vite shkollë, paguaj njerëz të merren me taksat e mija
Lexo po ashtu Ronaldo: Kam vetëm gjashtë vite shkollë, paguaj njerëz të merren me taksat e mija

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Enzo Maresca kritikon hapur yllin e Chelseat dhe i kërkon të përmirësohet

Enzo Maresca kritikon hapur yllin e Chelseat dhe i kërkon të përmirësohet

Premier League
Dy gjigantët evropianë vihen pas Grealish – anglezi pritet ta ‘braktisë’ Ligën Premier

Dy gjigantët evropianë vihen pas Grealish – anglezi pritet ta ‘braktisë’ Ligën Premier

Ndërkombëtare
Pesë nënshkrimet unike që një superkompjuter i propozon Man Utd për të dalë nga kriza

Pesë nënshkrimet unike që një superkompjuter i propozon Man Utd për të dalë nga kriza

Premier League
Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Serie A
Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori