LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal

Zbulohen deklaratat e Ronaldos në gjykatë për evazion fiskal

Cristiano Ronaldo është dalë të hënën para gjyqit, aty ku ka deklaruar pafajësinë e tij rreth akuzave për ikje të taksave në Spanjë.

Ylli portugez i Real Madridit akuzohet nga autoritet spanjolle për evazion fiskal apo ikje të tatimit në vitin 2014 në vlerë prej 14.7 milionë euro.


Ronaldo vendos rekord medial për mbulimin e një çështje gjyqësore në Spanjë
Lexo po ashtu Ronaldo vendos rekord medial për mbulimin e një çështje gjyqësore në Spanjë

Megjithatë, në gjyqin e tij të mbajtur të hënën në Madrid, Ronaldo ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ai gjithmonë ka paguar taksa, si na Angli ashtu edhe në Spanjë.

“Unë gjithmonë kam paguar taksa, gjithmonë, në Angli dhe Spanjë, dhe gjithmonë do të paguaj taksat. Siç e dini, nuk mund të fsheh asgjë, do të ishte qesharake për mua. Jam si një libër i hapur, Revista Forbes di gjithçka rreth asaj që fitoj”, thuhet të ketë deklaruar Ronaldo në gjykatë.

Ronaldo paraqitet në gjykatë, por refuzon të flasë para 200 gazetarëve – i mohon akuzat ndaj tij në një deklaratë me shkrim
Lexo po ashtu Ronaldo paraqitet në gjykatë, por refuzon të flasë para 200 gazetarëve – i mohon akuzat ndaj tij në një deklaratë me shkrim

“Kam paguar gjithçka në vitin 2014. Nuk kuptoj shumë nga kjo, kam vetëm gjashtë vite shkollim dhe e vetmja gjë është të luaj futboll mirë”, përcjell Telegrafi.

“Nëse këshilltarët e mi më thonë ‘Cris nuk është problem’, unë iu besoj”.

“I besoj këshilltarëve të mi, të cilët janë më të mirët. Unë i paguaj mirë që të bënjë gjërat e mia mirë”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori