LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Kur Ronaldo ndihet mirë, e gjithë skuadra është mirë

Zidane: Kur Ronaldo ndihet mirë, e gjithë skuadra është mirë
Zinedine Zidane dhe Ronaldo në ndeshjen ndaj Eibarit (Foto: Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar për të parën herë se titulli është i pamundur dhe se objektivi është vendi i dytë.

Pas fitoren ndaj Gironas me rezultat 6-3 nuk munduan edhe fjalët e mëdha për Cristiano Ronaldon që shënoi katër gola.

“Ronaldo? Ka ambicie të mëdha”, ka thënë Zizu pas fitores të dielën.


Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga
Lexo po ashtu Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga

“Nuk ka asgjë tjetër që mund të thuhet për atë. Kur Cristiano ndihet mirë, skuadra është shumë e mirë”.

“Ai transmeton energji pozitive te skuadra. Nëse ai gjuan një penallti në stërvitje, ai e bën me përqendrimin maksimal. Kjo është ajo që e bën atë ndryshe nga të tjerët”.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin e dytë me Mateo Kovacicin (Foto: Getty Images)

“Bilbao? Ndeshja ishte shumë pozitive. Kemi luajtur me intensitet në të dy fillimet e pjesëve dhe kjo është ajo se si ne duam të luajmë. Nëse jemi të fokusuar, ne i shkaktojmë shumë dëme kundërshtarëve”.

“Kur ishim 1-1 luajtëm me dy prekje dhe shënuam gola të bukur”, ka shtuar tekniku francez. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5F2Xjt3loe4