LAJMI I FUNDIT:

Interi shkatërron Sampdorian në udhëtim, Icardi shënon katër gola

Interi shkatërron Sampdorian në udhëtim, Icardi shënon katër gola
Interi pati një super paraqitje ndaj Sampdorias (Getty Images)

Interi ka shënuar fitore të madhe dhe të thellë në udhëtim te Sampdoria me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka filluar ta rikthej formën pas dy muajve pa fitore në Serie A, ku në tri ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe një barazim.


Nerazzurët kanë treguar formë të lartë në udhëtimin e sotëm (e diel) te Sampdoria, ku kryesorët ishin sulmuesi Mauro Icardi me katër gola dhe Ivan Perisic me një.

Icardi ishte lojtari kryesor i ndeshjes (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të, ku Ivan Perisic shënoi një gol të bukur me kokë pas harkimit të Joao Cancelos për t’i kaluar të tijët në epërsi 1-0.

Pas Perisicit erdhi radha e kapitenit Icardi, i cili fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për 2-0, ndërsa një minutë më vonë shënoi gol të bukur me thembër për 3-0.

Momenti i golit me thembër nga Icardi (Getty Images)

Se sulmuesi argjentinas ishte në formë të lartë e tregoi edhe goli i tretë personal, ku në minutën e 44-të shënoi nga afërsia për 4-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri në pah doli Icardi, duke shënuar në minutën e 51-të për 5-0, ndërsa në vazhdimin e ndeshjes Interi edhe përkundër rasteve të shumta nuk shënoi më dhe në fund fitoi me rezultat përfundimtar 5-0.

 Icardi shënoi katër gola (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Nerazzurët ngjiten në pozitën e katërt me 55 pikë, ndërsa Sampdoria mbetet në pozitën e shtatë me 44 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Interi luan në shtëpi ndaj Hellas Veronas, ndërsa Sampi udhëton te Chievo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori