LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Femrat kanë nivel më të lartë të depresionit

Tahirsylaj: Femrat kanë nivel më të lartë të depresionit

Psikologia klinike, Mr.sci. Donika Tahirsylaj-Alidemi, për herë të parë në Kosovë ka prezantuar hulumtimin “Mirëqenia emocionale e të mbijetuarve nga aksidentet vaskulare trunore (AVT)”, që është mbajtur sot në kongresin e 2-të të Neuroshkencës shqiptare.

Sipas hulumtimit del se nga 5,2% e respodentëve kanë shfaqur simptoma të larta të depresionit, ndërsa, 14.8% kanë shfaqur simptoma të moderuara të depresionit.


Sipas hulumtimit të Tahirsylaj-Alidemi, 42% e pjesëmarrësve kanë prezencë të limitimeve në funksionimin social.

“Sipas rezultateve të këtij studimi rezultoi se ekzistojnë dallime gjinore në simptoma të shfaqura të depresionit tek pacientet me ATV. Prevalenca e depresionit është më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe rezultoi se të dy gjinitë shfaqin humbje të aftësive të ushtrimit të aktiviteteve sociale”, tha Tahirsylaj.

Nga të gjeturat e këtij hulumtimi, Tahirsylaj- Alidemi, ka thënë se mund të konkludohet se personat e diagnostifikuar me ATV ndikojnë edhe në mirëqenien e jetës.

Qëllimi i hulumtimit është që të hulumtohet për mirëqenien emocionale dhe funksionimin social të pacientëve të diagnostikuar me ATV.

/KP/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori