BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe dy krahët e Lëvizjes Besa reagojnë për rastin e Almir Aliut
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka reaguar mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e vogëlushit Almir.
“Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi.
BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës”, thonë nga BDI-ja.
Dy krahët e Lëvizjes Besa gjithashtu kanë reaguar për rastin e rikualifikimit të lëndës për Almir Aliun.
“Përveç punësimeve të zyrtarëve shtetërorë, të cilët ende përzgjidhen sipas përkatësisë etnike, dje gjykata edhe një herë dëshmoi se në Maqedoni edhe drejtësia në funksionon sipas kritereve etnike. Kur bëhet fjalë për shqiptarët, gjykatat dinë të japin edhe dënime me burg të përjetshëm, madje edhe pa asnjë dëshmi, ndërsa kur bëhet fjalë për një vrasës fëmije, edhe pse ekzistojnë dëshmi dhe video ku shihet akti makabër, ai lirohet vetëm sepse është maqedonas”, thonë nga krahu i Afrim Gashit.
Lëvizja Besa dënon këtë vendim të gjykatës dhe përveç se kërkojmë që urgjentisht vrasësi te kthehet në qelinë e burgut, poashtu Këshilli Gjyqësor të ngren procedurë ndaj gjykatësit i cili me vendimin për të liruar vrasësin e Almirit jo vetëm që denigroi gjykatata edhe ashtu e pa reformuar por për herë të dytë vrau Almirin dhe zemrat e gjithë atyre që u solidarizuan me familjen e tij”, thonë nga krahu i Bilall Kasamit.
Edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët kërkon që për rastin e Almir Aliut të reagojë vetë Ministria për Drejtësi. Ai kërkon që të ndërmerren masa konrete për rikthimin në gjyq të të akuzuarit, Boban Iliq, duke shtuar se kjo duhet të bëhet për, siç thotë, “Almirët tanë që i kemi në shtëpi, për të cilët duhet të krijojmë të ardhme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje