LAJMI I FUNDIT:

Alisson: Jam i lumtur me interesimin e Realit, por aktualisht jam romak

Alisson: Jam i lumtur me interesimin e Realit, por aktualisht jam romak
Alisson ))

Alisson Becker ka pranuar se interesimi i Real Madridit “po e bën të lumtur”, por këmbënguli se është i lumtur me Romën.

Madridi është ndër klubet që po raportohet se po e monitoron Alissonin, e cila vazhdon të rritet falë performancave këtë sezon me Romën.


“Interesimi i Real Madridit për mua më bën të lumtur, nuk dua të mohoj”, tha ai për Globo Esporte.

“Këto janë kënaqësi që janë pjesë e karrierës së një lojtari. Jam shumë i lumtur kur një klub apo gazetar flet mirë për mua, kjo do të thotë se po bëj punë të mira”.

“Paramendoni kur një klub si Real Madrid e bën këtë … por për momentin jam i përqendruar te romakët. Unë kurrë nuk kam ndjerë i nënvlerësuar këtu”.

“Në fillim nuk ishin në gjendje të më vlerësonin. Kam pasur një vit të vështirë, pasi që nuk kam luajtur aq shumë sa kam dashur”.

“Këtu në Itali thuhet se viti i parë shfrytëzohet për të kuptuar futbollin italian dhe ky ishte rasti, edhe pse u ndjeva i gatshëm të luaja kur mbërrita në Itali”.

“Jam i lumtur këtu në Romë, duke bërë shfaqje të mira dhe duke e ndihmuar ekipin të arrijë objektivat. Dua të vazhdoj me Romën deri në fund të sezonit në mënyrë që të kem vazhdimësi edhe me Brazilin”, pohoi portieri brazilian.

Theksojmë se lojtari deri më tani ka pasur 51 paraqitje në të gjitha garat për romakët gjersa fanellën e Brazilit e ka bartur 22 herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori