LAJMI I FUNDIT:

Arsenal – Milan, formacionet e mundshme për ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës

Arsenal – Milan, formacionet e mundshme për ndeshjen kthyese në Ligën e Evropës

Arsenali dhe Milani do të luajnë sonte (e enjte) ndeshjen kthyese të vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Stadiumi Emirates do të jetë mikpritës i ndeshjes së dytë në mes të dy gjigantëve evropianë, Arsenalit dhe Milanit.

Ndeshja e parë në mes të dy skuadrave e zhvilluar në San Siro përfundoi me fitoren e Topçinjve me rezultat 2-0.


Ky rezultat është në favor të skuadrës së Arsene Wengerit, por ende ka mbetur kualifikimi i hapur për ndeshjen e dytë.

Për dallim nga ndeshja e parë, në këtë takim pritet të ketë disa ndryshime në formacionet titullare, kështu së paku thonë mediat italiane, ky dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi pritet ta nisin nga minuta e parë.

Wilshere me Leonardo Bonuccin në fund të ndeshjes Milan 0-2 Arsenal (Getty Images)

Wenger pritet të konfirmojë shumicën e titullarëve të ndeshjes së parë, me vetëm një ndryshim që mund të ketë, ku Hector Bellerin do të luaj në vend të Colum Chambers në krahun e djathtë dhe Ospina në vend të Petr Cech.

Në anën tjetër, edhe Gennaro Gattuso pritet të startoj me formacion më sulmues pasi nuk ka çfarë të humb.

Fabio Borino projektohet në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend te Davide Calabrias, ndërsa sulmi do të përbëhet nga dy lojtarë: Patrick Cutrone dhe Andre Silva.

Arsenal: Ospina; Bellerin, Koscielny, Mustafi, Kolasinac; Xhaka, Ramsey; Mkhitaryan, Wilshere, Ozil; Welbeck.

Milan: Donnarumma; Borini, Romagnioli, Bonucci, Rodriguez; Calhanouglu, Kessie, Biglia, Suso; Cutrone, Silva.  

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori