15 marsi njihet si “Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit”, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Për këtë sot do të mbahet tryezë ku do të diskutohet për “Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit”
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Bajram Hasani, tha se kjo ministri ka program për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Pas marrjes së mandatit kemi marrë masa të ndryshojmë Ligjin dhe të harmonizojmë me ligjet e BE-së. Unë do të dëshiroja që Ligji të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Ai bëri me dije se qytetarët e Kosovës mund të lajmërojnë në linjat telefonike në çdo kohë ku mund të shkelen të drejtat të tyre. “Inspektorati ka shqiptuar edhe gjoba për ata që kanë shkelur të drejtat e konsumatorëve dhe do të vazhdojmë me punë”, deklaroi Hasani.
Kurse për skandalin e mishit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, theksoi se janë të gatshëm të veprojnë.
Ndryshe më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi Ligjin për të drejtat e konsumatorëve.
Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, derisa Ligji për mbrojtjen e konsumatorët në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004, në Kuvendin e Kosovës.
Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.
Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit