Mjeku i Bayernit rrëfen për raportet e këqija me Guardiolan: Ai nuk ka vetëbesim dhe ka frikë se mos e humb autoritetin
Mjeku i Bayern Munichut dhe kombëtares së Gjermanisë, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, ka bërë një sulm të ashpër kundrejt Pep Guardiolas në librin e tij autobiografik.
Në disa fragmente të publikuara nga Bild, ai e ka quajtur trajnerin spanjoll si “dikush me vetëbesim të dobët”, i cili “jeton në frikë se mund ta humbë autoritetin”.
Raportet e Muller-Wohlfahrt me Guardiolan nuk ishin aspak në harmoni dhe u përkeqësuan gradualisht gjatë qëndrimit trevjeçar të spanjollit te Bayern Munichu.
Madje në nëntor të vitit 2015, marrëdhëniet u përkeqësuan aq shumë, saqë doktori i dha fund qëndrimit 38-vjeçar si mjek i ekipit të bavarezëve.
“Guardiola nuk kishte kurrfarë besimi te unë dhe stafi im. Në njërën anë nuk tregonte kurrfarë interesimi për çështjet mjekësore, ndërsa në anën tjetër, kërkonte mrekulli nga ne”, ka shkruar Muller-Wohlfahrt.
Ish-doktori i Bayernit dhe Guardiola kishin pasur një zënkë të madhe në lidhje me trajtimin e Thiago Alcantaras, me ç’rast trajneri e kishte dërguar të shërohej në Barcelonë për t’u mjekuar nga Ramon Cugat.
Po ashtu, një tjetër incident kishte qenë kur Pep ishte xhiruar duke i duartrokitur në mënyrë sarkastike Muller-Wohlfahrtit kur Mehdi Benatia kishte pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje kundër Bayer Leverkusenit.
Doktori, i cili tash i është kthyer punës të Bayerni, ka thënë se spanjolli ishte kundër tij që në momentin e arritjes në Allianz Arena.
“Që në takimin e tretë që patëm, Guardiola mu drejtua në një mënyrë akuzuese dhe me ton agresiv. Më tha: ‘Çfarë po ndodh këtu? Mendova se kam ardhur te një prej departamenteve më të mira mjekësore në botë, ndërsa i kemi dy lëndime afatgjate!'”, ka treguar mjeku.
Muller-Wohlfahrt ka thënë se Guardiola mendonte se do t’i bënte presion dhe kishte tentuar t’i jepte urdhra. Për më shumë, doktori e ka fajësuar ish-trajnerin e Bayernit për lëndimet në periudhën 2013-2016.
Sipas tij, kur ishte trajner Jupp Heynckes, bavarezët kishin shumë më pak lëndime muskulore në krahasim me klubet tjera në Evropë, derisa metodat e Pep i vinin në rrezik lojtarët.
“Asokohe, Guardiola portretizohej në media si inovativ, madje një trajner revolucionar. Mirëpo, te Bayerni, ai në të vërtetë e bëri të kundërtën”.
“Në sezonin e tij të parë, patëm shumë më tepër lëndime muskulore në krahasim me më herët. Ai mendonte se dinte gjithçka më mirë se të tjerët. Bënte nxehje pesëminutëshe dhe mendonte se gjithçka ishte në rregull. Asnjëherë nuk do të ishte në rregull një veprim i tillë”, ka deklaruar Muller-Wohlfahrt.
Më tej, mjeku ka treguar se derisa trajnerët, si Heynckes, Louis van Gaal apo Ottmar Hitzfeld, ishin interesuar për punën e tij, Guardiola, nga ana tjetër, vazhdimisht i kontestonte të gjitha vendimet që i merrte doktori.
Muller-Wohlfahrt ka dhënë edhe mendimin e tij në lidhje me personalitetin dhe gjendjen mendore të Guardiolas.
“Mendoj se Guardiola është dikush me vetëbesim të dobët, i cili bën gjithçka për ta fshehur këtë nga njerëzit. Prandaj ai jeton në një frikë të vazhdueshme, jo nga humbjet, por nga humbja e fuqisë apo autoritetit”, ka thënë doktori. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit