LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur forcat ajrore britanike lëshojnë bombat 11 tonëshe “Grand Slam” mbi qytetin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore (Video)

Momenti kur forcat ajrore britanike lëshojnë bombat 11 tonëshe “Grand Slam” mbi qytetin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore (Video)

Ky është momenti kur pilotët britanik lëshojnë bombat 11 tonëshe, mbi qytetin e vogël gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Forcat ajrore britanike kishin lëshuar në total 8 bomba Grand Slam, mbi rrugën hekurudhore në Arnsberg në veriperëndim të Gjermanisë midis 15 dhe 19 marsit të vitit 1945, transmeton Telegrafi.


Këto bomba gjigante që ishin transportuar me bombarduesit e tipit Lancaster, ishin dizajnuar të përdoren për shkatërrimin e ndërtesave, duke depërtuar në thellësi të betonit dhe më pas shpërthenin duke shkaktuar dëme të mëdha.

Ato për herë të parë ishin përdorur më 14 mars në periferi të qytetit Bielfeld, ndërsa sot po shënohet 73 vjetori i përdorimit të tyre.

Më pas pilotët kishin lëshuar dy tjera në Arnsberg gjatë 15 marsit. Sikur kjo të mos mjaftonte, një ditë më vonë ishin lëshuar dy bomba Grand Slam dhe gjashtë tjera të tipit Tallboy (që konsiderohet pasardhësi i Grand Slam) që peshonin 11 tonë.

Megjithatë, misioni kishte dështuar për shkak të mjegullës, ku si pasojë asnjëra prej bombave nuk kishte goditur cakun, kështu sulmi i dytë u krye më 19 mars.

Kësaj radhe gjashtë Grand Slam dhe trembëdhjetë Tallboy ishin hedhur, duke krijuar gropa 12 metra të gjata në hekurudhë.

“Grand Slam” ishte bomba më e fuqishme jo bërthamore që është përdorur në luftëra, derisa ushtria amerikane gjatë vitit të kaluar përdori një më të fuqishme kundër caqeve të ISIS-it në Afganistan, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori