LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i KE-së, Juncker: Britania do të pendohet për BREXIT-in

Presidenti i KE-së, Juncker: Britania do të pendohet për BREXIT-in

​Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të pendohet lidhur me vendimin për ta braktisur Bashkimin Evropian (BE).

Duke folur para Parlamentit evropian, Juncker është brohoritur nga anëtarët euro skeptikë të këtij parlamenti, teksa Juncker po thoshte se dalja e Britanisë së Madhe nga kjo organizate ishte paraparë për datën 29 mars, 2019.


Si përgjigje ndaj tyre, Juncker tha se do të vijë koha kur ata do të pendoheni për vendimin e marrë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, Guy Verhofstadt, përfaqësues i BREXIT-it në parlamentin evropian tha se ka ardhur koha që Britania të lëvizë përtej sloganeve.

Ai ka shtuar se Britania dhe BE-ja janë shumë afër një marrëveshjeje sa u përket të drejtave të qytetarëve në epokën pas BREXIT-it.

“Unë do të preferoja që Britania të mos e kishte marrë vendimin për ta braktisur BE-në, mirëpo kushdo që e braktis BE-në duhet ta dijë, sinqerisht, se çka nënkupton kjo. Nëse ju vendosni që t’i hidhni apo t’i lini prapa marrëveshjet dhe rregullat e përbashkëta, atëherë ju duhet ta pranoni se gjërat nuk mund të mbesin ashtu siç janë”, shtoi Juncker.

Më 23 qershor 2016, Britania e Madhe kishte marrë vendim që të largohet nga BE-ja. Në referendum 51.9 për qind të votuesve pjesëmarrës votuan për t’u larguar nga BE-ja, mirëpo largimi zyrtar ende nuk ka ndodhur dhe priten procedura jo të lehta të shkëputjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori