LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Kualifikimi është vendimtar për Romën

Di Francesco: Kualifikimi është vendimtar për Romën

Eusebio Di Francesco rrëfen se arritja e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve është ‘vendimtare’ për Romën përpara përplasjes të së martës me Shakhtar Donetsk.

Roma humbi 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së parë të eliminimit direkt ndaj Shakhtarit dhe Di Francesco sfidoi skuadrën e tij për të rikthyer ‘momentin’ e tyre në Olimpico.

“Ne kemi një objektiv të vetëm, i cili kalon nëpër kolektiv, edhe dikush si Dzeko mund të jetë vendimtar”, ka thënë fillimisht Di Franscesco në konferencën për shtyp.

Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico
Lexo po ashtu Roma humb nga Shakhtari, kualifikimin në fazën tjetër të LK-së e kërkon në Olimpico

“Ne nuk kemi pasur shumë konsistencë gjatë 90 minutash në lojën e parë, por shpresoj se gjithçka që kemi kaluar mund të na çojë që të mos bëjmë gabime”.

Loja e parë ishte shumë e luftuar (Getty Images)

“Nëse luajmë si në Napoli, do të ishte mirë për rrugën tonë. Ne kemi një ekip të mirë para nesh, por nuk mund të jemi të lumtur vetëm duke kaluar tutje”.

“Ne bëmë shumë gabime në mbrojtje në pjesën e parë dhe nuk mund të përballojmë përsëri, edhe nëse duhet të jemi pak të lumtur”.

Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës
Lexo po ashtu Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës

“Ne duhet të fitojmë. Kualifikimi është thelbësor për ne që të rikthejmë momentin, jo vetëm për ne por edhe për klubin”.

“Unë shpresoj se nesër do të kemi një njeri të 12-të në fushë. Roma duhet të tregoj kalibër në këtë lojë dhe unë ende shpresoj që të bëj diçka të rëndësishme me këta djem”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori