LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula flet për sherrin me DJ Blunt, për Ritën dhe Duan

Ledri Vula flet për sherrin me DJ Blunt, për Ritën dhe Duan

Një nga temat kryesore të mediave rozë kohët e fundit është bërë “sherri” në rrjetet sociale mes DJ Blunt dhe Ledri Vulës.

Ka qenë Blunt ai që ka akuzuar Ledrin për moskorrektesë në realizimin e remiksit të këngës “Nëse m’don ti”. Ai ka sharë me fjalë të rënda Ledrin dhe reperin Gjiko (shokun e Ledrit).


Ky i fundit ka reaguar në lidhje me këtë çështje, por Ledri vetëm sot në emisionin “Jo vetëm modë”, ka folur për Dj Blunt. Ai ka vlerësuar punën e tij duke e cilësuar si një ndër DJ më të mirë.

Gjithsesi Ledri ka shtuar se ai nuk është psikiatër dhe “nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë” – transmeton RTV Klan.

Reperi nga Kosova ka folur gjithashtu për herë të parë për Dua Lipën dhe Rita Orën.

“I kam shumë shoqe të dyja. Rita është moshatare me mua dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe po bën muzikë shumë të mirë.

“Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma dhe me të mund të bëja një film ‘Fifty Shades of Ledri’, ndërsa me Duan do bëja muzikën”, është shprehur Ledri.

Sa i përket statusit të reperit, ai është shprehur se është “single”.

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Banorët bëjnë ‘gjyqin’ në incidentin e Gertës me Gjestin, Egli: Hedhja e dytë me alkool ishte makabër

Magazina
Kalo në kategori