LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Arsenalit iu gëzua fitores së Juves ndaj Tottenhamit, festoi me fanellën e Topçinjve në fund të ndeshjes në Wembley

Tifozi i Arsenalit iu gëzua fitores së Juves ndaj Tottenhamit, festoi me fanellën e Topçinjve në fund të ndeshjes në Wembley

Juventusi e ka eliminuar Toottenham Hotspurin nga Liga e Kampionëve, pas fitores në Wembley, me rezultat 2-1.

Ndeshja e parë në Torino përfundoi me rezultat 2-2 dhe falë triumfit në Londër, Zonja e Vjetër është kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

(Foto: Getty Images)

Bianconerët u gjetën nën presionin e Spursave në pjesën e parë dhe pranuan gol nga Son Heung-Min, mirëpo në pjesën e dytë u kthyen për ta përmbysur rezultatin me anë të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.


Në fund të ndeshjes në Wembley, fitores së Juves i është gëzuar edhe një tifoz i Arsenalit.

Mbështetësi i Topçinjve ndodhej në mes të tifozëve mysafirë dhe në momentin e duhur e ka nxjerrë fanellën e Arsenalit për ta festuar eliminimin e Spursave.

(Foto: Twitter/Sporf)

Tottenhami është rivali më i madh lokal i Arsenalit dhe natyrisht se ekziston një rivalitet jashtëzakonisht i madh ndërmjet tifozëve, të cilët gëzohen edhe kur ata humbin nga dikush tjetër.

Theksojmë se skuadra e Arsene Wenger këtë edicion nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa rrezikon që të mos luajë edhe në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Dream Team)

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Premier League
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori