LAJMI I FUNDIT:

Juventus fiton në Wembley, kalon në çerekfinale

Juventus fiton në Wembley, kalon në çerekfinale
LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Giorgio Chiellini, Gonzalo Higuain and Andrea Barzagli of Juventus celebrates as Paulo Dybala of Juventus scores their second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Juventus ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Italianët arritën të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Tottenham Hotspur me rezultat 2-1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube, pasi që takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.


Pjesa e parë i takoi ekipit vendas, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol pas disa rasteve të anglezëve.

Në të 15 minutë të takimit Harry Kane, nuk u tregua i saktë para portës së Gianluiggi Buffonit, i cili tregoi klasin e një portieri të madh.

Ishte një aksion i mirë organizuar mes Christian Erikssen dhe Tripperit, i cili dërgoi një pasim të saktë te koreanojugori, Son Heung-min , i cili realizoi golin e parë në këtë takim pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Deri në fund të pjesës së parë, më nuk pati raste të tjera për gola dhe u krijua përshtypja se anglezët se do të kualifikohen në çerekfinale.

Por, në 45 minutshin e dytë kampioni italian tregoi një fytyrë krejtësisht tjetër, ku përmbysi rezultatin dhe arriti të triumfoj.

Fillimisht, Gonzalo Higuain ka shënuar gol në të 64 minutë pas një asistimi me kokë nga ana e Sami Khediras.

Vetëm pas dy minutave, Higuain asistoi për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybalan, i cili nuk e qoi dëm një aksion të bukur të bardhezinjve.

Heung-Min Son pati një rast të bukur shtatë minuta para përfundimit të takimit, por sërish më i suksesshëm portieri Buffon.

Në minutën e fundit të takimit, Harry Kane goditi shtyllën vertikale dhe ky ishte rasti i fundit i takimit, ku Juve shënoi fitore me rezultat 2-1.

Theksojmë se Juve është ekipi i katërt që kualifikohet në çerekfinale pas Real Madridit, Liverpolit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YROvjVwjYaA

https://www.youtube.com/watch?v=nrn1-RV_eKw

https://www.youtube.com/watch?v=73Z2h18ka7w