LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrësit e mllefosur me festivalin e djathit, që ofroi shumë pak djathë (Foto)

Pjesëmarrësit e mllefosur me festivalin e djathit, që ofroi shumë pak djathë (Foto)

Big Cheese Fest që është zhvilluar në Brighton të Anglisë, u kritikua ashpër pasi mbeti pa gjënë më kryesore – djathin.

Dashamirësit e këtij ushqimi udhëtuan nga vende të ndryshme dhe paguan nga 25 euro për të hyrë, për tu zhgënjyer me atë që gjetën, transmeton Telegrafi.

Në një fotografi të postuar në Twitter, shihen radhët e gjata para tavolinave, që nuk ofronin aspak sa pritej. “Nuk ka djathë. Prita 30 minuta, më dhanë disa copëza dhe u largova duke u ankuar” ka shkruar njëri nga pjesëmarrësit.


Radhë të gjata për një copë të vogël

Në ueb-faqen e festivalit, ishte thënë se do të ketë shumëllojshmëri djathërash dhe gjithçka do të jetë me bollëk.

Por, organizatorët kërkuan falje, pasi shkaku i motit të lig, shumë shitës dhe përpunues nuk kanë munduar të udhëtojnë nga pjesa jugore. “Kërkojmë ndjesë, që munguan shumë varietete, pasi përpunuesit e tyre nuk mundën të udhëtojnë, për shkak të kushteve atmosferike, që u nxorën vështirësi në udhëtim” thuhet deklaratë.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij vitit, në edicionin e ardhshëm do të paguajnë vetëm gjysmën e biletës. /Telegrafi./