LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini shumë aktive

Haradinaj: Kosova ofron ambient të mirë ekonomik dhe rini shumë aktive

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Komunës së Parisit, Christophe Girard, të cilit i kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Francës për projektet zhvillimore të Kosovës dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin bilateral me shtetin e Francës, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të vendit, veçmas për ta vazhduar bashkëpunimin në projektet zhvillimore dhe kulturore, duke ofruar mbështetjen e plotë. Ne kemi resurse dhe ambient të mirë për planet e përbashkëta ekonomike dhe kulturore”, ka thënë kryeministri Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, i shoqëruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në fushën kulturore, duke përmendur projektet konkrete që tashmë kanë lidhur me disa komuna të vendit.

“Kosova është shembull i ecjes historike drejt jetësimit të lirisë. Sot e shohim këtë vend me njerëz shumë aktiv, kreativ dhe plot jetë. Kjo është vlera juaj e çmuar”, tha nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e dhënë nga Franca në rrugën historike të vendit dhe se qeveria që ai drejton do të vazhdojë përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm me shtetin e Francës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori