LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Nuk e di se si fitoi Roma

Sarri: Nuk e di se si fitoi Roma

Maurizio Sarri ende nuk po mundet ta kuptoj se si Napoli ka humbur 4-2 kundër Romës.

Partenopei është ende në krye të tabelës, por ka vetëm një pikë më shumë ndërsa Juventusi ka një lojë më pak që do ta zhvillojë kundër Atalantas.


Edin Dzeko (Getty Images)

“Do të duhet ta shikoj sërish ndeshjen, sepse nga fillimi ka pasur shumë gjëra pozitive. Kemi pasur 26 gjuajte në drejtim të golit dhe 13 ishin në kornizën e portës”, tha trajneri për Mediaset Premium.

“Duhet të kuptojmë se si romakët, të cilët kishin vetë tetë prekje të topit në zonën tonë të rreptësisë gjatë gjithë lojës, arritën të shënojnë katër gola aq lehtë. Është diçka duhet të shohim”.

“Tifozët tanë e dinë se ne nuk jemi klubi më i fortë në futbollin italian, por ne jemi duke bërë punë të mirë. I falënderoj ata për mbështetjen dhe duartrokitjet pas përfundimit të takimit, pasi ata e dinë se po i japim të gjitha”, tha italiani.

Napoli theksojmë se deri para humbjes kundër romakëve kishte fituar dhjetë ndeshje rresht në Serie A, prandaj, duke pranuar katër gola është e jashtëzakonshme.

Ndryshe, Roma tashmë është ngjitur në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve
Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

La Liga
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Kalo në kategori