LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Barcelona është rival i fortë, detajet e vogla e vendosin këtë ndeshje

Simeone: Barcelona është rival i fortë, detajet e vogla e vendosin këtë ndeshje

Skuadra e Diego Simeones përballet me Barcelonën në Camp Nou, duke e ditur se një fitore do t’i sillte në garë për titullin e LaLigas.

Trajneri argjentinas dëshiron që ekipi i tij të jetë konkurrues në ndeshen derbin ndaj Barcelonës, të cilët i ka cilësuar skuadër fantastike dhe duke shtuar se detajet do ta vendosin këtë takim.

“Qëllimi është të përmirësojmë veten. Ne kemi garuar gjithmonë dhe do të jemi përsëri konkurrues të dielën”, ka thënë fillimisht Simedone në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.


“Loja është e rëndësishme, kundër një rivali me numra të mëdhenj që flasin për veten e tyre”.

Atletico Madrid është në fortë të lartë në La Liga (Getty Images)

“Valverde vendosi largimin e Neymar , ndryshoi një sistem që ka punuar me sukses për shumë vite, u mësoi të gjithëve se Barcelona mund të luajë edhe 4-4-2 dhe ai është i pamposhtur në ligë”.

“Ne luajmë kundër një skuadre që ka një sezon fantastik dhe loja do të zgjidhet si çdo njëra që kemi luajtur kundër tyre deri tani; pra nga detajet e vogla”.

“Ka 12 ndeshje të mbetura dhe ne të gjithë jemi duke konkurruar për diçka. Ne kemi ende për të shkuar në Villarreal dhe Real Madrid. Pikët janë të rëndësishme sepse ato na japin një diferencë”.

Krejt në fund, Simeone ka folur me elozhe për Lionel Messin dhe lojtarin e tij, Antoine Griezmann, duke thënë se njëri nga ta mund ta vendos lojën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori