LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Pogba nuk largohet për momentin, të ardhmes nuk i dihet

Raiola: Pogba nuk largohet për momentin, të ardhmes nuk i dihet

Super agjenti, Mino Raiola thotë se Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester United.

Raportet e një mosmarrëveshje midis francezit dhe trajnerit Jose Mourinhos kishin hedhur dyshime rreth të ardhmes së lojtarit.


Megjithatë, Raiola ka pohuar se 24-vjeçari francez nuk e ka ndërmend të largohet së shpejti, por nuk e përjashtojë mundësinë e një lëvizje në të ardhmen.

“Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, përpiqem të bëj punën time, të gjej zgjidhje të kënaqshme për lojtarët dhe klubet e mia”.

“Për momentin, Paul nuk më ka thënë asgjë dhe e di se ai nuk do të lëvizë pa fituar një titull. Nuk ka luftë mes Mourinhos dhe lojtarit siç po raportohet, por në tregun e transferimeve, kurrë nuk tregohet e vërteta dhe kurrë nuk mund të thuash atë”, tha ai për Rai Sport.

Mediat angleze kanë raportuar për një qarje mes lojtarit dhe trajnerit, i cili kohët e fundit po e lë mesfushorin në bankën rezervë.

Ndryshe, Pogba deri më tani pas transferimit prej Juventusit, ka luajtur 48 ndeshje për Unitedin dhe ka shënuar tetë gola.
/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Rikthimet, befasitë dhe mungesat - lista e Sylvinhos për Euro 2024

Rikthimet, befasitë dhe mungesat - lista e Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024

Pesë lojtarë të dalë nga futbolli i Kosovës pjesë e listës së Shqipërisë për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë

"Ka eksperiencë, grintë dhe është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Evropian" - Sylvinho tregon arsyen e ftesës për Abrashin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori