LAJMI I FUNDIT:

Messi shton një tjetër rekord në La Liga, ka shënuar në 36 stadiume të ndryshme

Messi shton një tjetër rekord në La Liga, ka shënuar në 36 stadiume të ndryshme

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka të ndalur dhe ka vazhduar me shtimin e rekordeve në karrierën e tij.

Messi prej kohësh vë rekorde në futbollin botëror, duke fituar shumë trofe ekipor, por edhe çmime të mëdha për arritje individuale.


Pas vendosjes së rekordit prej më shumë asistimeve në histori të La Ligas, me 148 të tilla dhe më shumë skuadrave të ndryshme që iu ka shënuar, plot 36, tani ka ardhur edhe një arritje nga Messi.

Messi thyen dy rekorde të mëdha në La Liga
Lexo po ashtu Messi thyen dy rekorde të mëdha në La Liga

Sulmuesi i Barçës ka shtuar edhe një tjetër rekord në La Liga, pas golit të fundit në barazimin 1-1 në udhëtim te Las Palmasi.

Messi po përjeton super formë këtë sezon (Getty Images)

Argjentinasi me golin e të enjtes në Estadio Gran Canaria do të thotë se ai tani ka shënuar në 36 fusha të ndryshme në La Liga.

Kështu, Messi ka arritur të lë prapa legjendën Raul Gonzales, i cili kishte shënuar me fanellën e Real Madridit në 33 stadiume të ndryshme.

Messi shënon supergol nga gjuajtja e lirë ndaj Las Palmasit (Video)
Lexo po ashtu Messi shënon supergol nga gjuajtja e lirë ndaj Las Palmasit (Video)

10-shi i Barcelonës ka shënuar në plot stadiume në La Liga, ku ndër stadiumet që ka shënuar më shumë janë: Santiago Bernabeu, Vincente Calderon, Mestalla dhe Ramon Sanchez Pizjuan.

Ndryshe, pesë herë fituesi i Topit të Artë këtë sezon është duke kryesuar listën e golashënuesve deri tani në La Liga me 23 gola dhe 12 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori