LAJMI I FUNDIT:

Rexha: Ministri Bytyqi të largohet, nuk është kompetent të udhëheqë me arsimin e lartë (Video)

Rexha: Ministri Bytyqi të largohet, nuk është kompetent të udhëheqë me arsimin e lartë (Video)

Ish-drejtori Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA), Blerim Rexha në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur pas vendimit të përjashtimit të AKA-së nga Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke thënë se ky ishte mesazh i qartë i ndërhyrjes politike.

Ai ka thënë se ky është një lajm i keq dhe i hidhur në rend të parë për studentët, stafin akademik, institucionet e arsimit të lartë dhe për vetë shtetin e Kosovës.

“Pas një pune 10 vjeçare ne kthehemi mbrapa le që nuk kemi arritur të riakreditohemi por ne jemi përjashtuar. Ky është kthim mbrapa i gjithë punës që është bërë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit, dëmton imazhin, dhe kthen punën e shteti të Kosovës në pikën zero”, ka thënë Rexha.


Rexha fajtor për gjithë këtë dështim të AKA-së dhe të arsimit të lartë, e sheh ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi i cili kishte shkarkuar bordin e kësaj agjencie.

Madje ai kërkon që ministri të largohet nga udhëheqja e MASHT-it.

“Ministri duhet tu kërkojë falje gjithë studentëve për situatën në të cilën e ka sjellë arsimin, dhe të largohet nga pozita që ka sepse ka tregu që është i papërgjegjshëm dhe nuk ka kompetencë të udhëheq sistemin e arsimit të lartë”, ka thënë Rexha.

Profesor Rexha ka theksuar se gabimet e ministrit kanë qenë radhazi duke filluar që nga shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori