LAJMI I FUNDIT:

Mjeku që do ta operojë Neymarin: Riaftësimi pas operacionit, është nga dy muaj e gjysmë deri në tre muaj

Mjeku që do ta operojë Neymarin: Riaftësimi pas operacionit, është nga dy muaj e gjysmë deri në tre muaj
(Foto: Getty Images)

Neymari mund të mungojë rreth tre muaj pas ndërhyrjes kirurgjike në këmbën e tij. Kështu ka lënë të kuptohet mjeku brazilian, Dr. Rodrigo Lasmar.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit u lëndua në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Marseille duke pësuar ndrydhje dhe frakturë të ashtit të pestë metatarsal të këmbës së djathtë.

https://www.instagram.com/p/BfwbOYKDufZ


Pas spekulimeve që qarkulluan këto ditë në media, klubi francez konfirmoi se ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Operacioni i futbollistit më të shtrenjtë në botë do të ndodhë të shtunën në Belo Horizonte në spitalin Marte Dei. Ndërhyrjen do ta udhëheqë Dr. Rodrigo Lasmar, i cili është prononcuar për këtë rast.

(Foto: AFP/Getty Images)

Neymar tashmë është konfirmuar se do të mungojë në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Parc des Princes, mirëpo mjeku ka thënë se mungesa e futbollistit mund jetë shumë më e gjatë.

(Foto: AFP/Getty Images)

Sipas tij, sulmuesi brazilian mund të kthehet në fushë në fillim të muajt qershor që është vetëm dy javë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi.

“Shpresojmë që ai të jetë në gjendje më të mirë për operim. Riaftësimi është nga dy muaj e gjysmë deri në tre muaj. Secili lojtar është i ndryshëm. Qëllimi është të monitorohet si është gjendja dhe të bëhen kontrolle të rregullta gjatë rikuperimit”.

“Neymari është i pikëlluar, por ai e kupton se tash nuk ka opsione të tjera. Ai do të angazhohet për t’u shëruar sa më shpejtë që është e mundur. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar mjeku.

Dr. Lasmar i bëri këto komente pas arritjes së lojtarit në Galeao Airport në Rio de Janeiro.

Përmendim se Brazili do ta fillojë kampionatin Botëror më 17 qershor me ndeshjen kundër Zvicrës në Sochi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori