LAJMI I FUNDIT:

Kina ndalon përdorimin e shkronjës N në internet, për të bllokuar kritikat ndaj ‘udhëheqjes së përjetshme’ të Presidentit Jinping

Kina ndalon përdorimin e shkronjës N në internet, për të bllokuar kritikat ndaj ‘udhëheqjes së përjetshme’ të Presidentit Jinping
close up of computer key - letter n key; Shutterstock ID 486492919; Purchase Order: -

Makineria propaganduese kineze, ka propozuar ndalimin e shkronjës N në internet, në mënyrë që të shuajë kritikat ndaj Presidentit shtetëror Xi Jinping.

Pekini është duke parashikuar protesta të mëdha, pasi Partia Komuniste propozoi heqjen e limitit prej vetëm dy mandateve për president, duke i shtruar rrugën udhëheqësit aktual të mbetet përgjithmonë në krye të njërës prej ekonomive më të mëdha në botë, transmeton Telegrafi.

Në fjalorin kinez, shkronja latine N, përdoret për të treguar se dikush ka bërë diçka ‘disa’ herë. Me heqjen e shkronjës, përdoruesit e internetit nuk do të mund të përdorin fraza, që tregojnë se sa gjatë Xi qëndroi në presidencë.


Presidenti Xa duke votuar në një seancë parlamenti

Censura është bërë fillimisht në Weibo, që është ekuivalenti kinez për Twitter, por ndalesa është larguar menjëherë të nesërmen në mëngjes.

Me ndalimin e shkronjës N, nuk mund të shkruheshin fjalët ‘perandor’, ‘abdiko fronin’, ‘kundërshtoj’, ‘tërë jetën’ dhe ‘Winnie the Pooh’ – ariu nga filmat e animuar, me të cilin shpesh e tallin Presidentin Xi.

Qeveria ka zhgënjyer me vendimin e ri, që do të largonte ndalesën prej vetëm dy mandateve të së njëjtit president. Kongresi Kombëtar i Popullit, pritet të nënshkruaj vendimin gjatë javës së ardhshme, që i mundëson Xi – tashmë, udhëheqësi më i fuqishëm kinez ndër dekada – të rijë në presidencë edhe pas vitit 2023. /Telegrafi/