LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Sofje

Thaçi në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Sofje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Siç njofton Presidenca, gjatë qëndrimit në Bullgari, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin e BE, Johannes Hahn.


Presidenti, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pritur presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin Johannes Hahn. /Telegrafi/