Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ri-kujton të gjithë punëdhënësit, se janë të detyruar që në momentin e pagesës së pagës për të punësuarin, të mbajnë Tatimin në Burim në paga dhe Kontribute Pensionale, ashtu siç është përcaktuar në Legjislacionin Tatimor.
“Punëdhënësi përmes deklarimit të listës së pagesës mujore, në formatin elektronik të përcaktuar nga ATK, cakton se i punësuari ka përzgjedhur atë si punëdhënës primar apo jo. Punëdhënësi i zgjedhur primar nga i punësuari i tij, obligohet të mbaj tatimin në burim në paga sipas shkallëve të tatimit, si në tabelën e bashkangjitur, ndërsa punëdhënësi i zgjedhur sekondar nga i punësuari i tij, obligohet të mbaj tatimin në burim në paga me shkallën 10 për qind”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk janë duke përmbushur këtë detyrim ligjor.
Për punëdhënësit, të cilët nuk mbajnë tatimin në burim siç është përcaktuar me Ligj, ATK, do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.
Andaj, ATK u bënë thirrje të gjithë personave që të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me Legjislacionin Tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City