LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Real Madridit, Calderon: Reali mendon për Kane, plani rezervë është Lewa

Ish-presidenti i Real Madridit, Calderon: Reali mendon për Kane, plani rezervë është Lewa
Ramon Calderon

Harry Kane është zgjedhja e parë e Real Madridit, ndërsa si plan rezervë mbetet Robert Lewandowski.

Kështu mendon ish-presidenti i klubit spanjoll Ramon Calderon, por edhe ish trajneri i Chelseat, Andre Villas Boas.


Kane shënoi golin e 35-të të dielën ndaj Crystal Palace.

“Unë mendoj se qëllimi i Realit është Kane, edhe për shkak të moshës së tij”.

(Foto: Getty Images)

“Por nëse nuk funksionon me të, unë mendoj se Real do të përpiqet ta marrë Lewandowskin”.

Villas Boas që po ashtu ishte te Tottenham trajner në vitin 2013 tha se anglezi mund të kalojë në Spanjë.

“Nëse ai ka një uri për trofe dhe për famë, ai do t’i lërë Spurs”.

“Kjo varet nga Harry dhe ambiciet e tij për të ardhmen dhe se si e sheh karrierën e tij”.

Villas Boas

“Spurs në këtë moment duke u bërë një ekip i madh, pasi në proces është stadiumi i ri, infrastruktura, terreni i trajnimit, ekipi po ndërtohet, menaxhohet shumë mirë”.

“Unë mendoj për Harryn, një ose dy vite më shumë në Spurs nuk do të ishte keq dhe pastaj duhet ta shes se si po zhvillohet klubi”, ka thënë Villas Boas

Kane e përfundoi vitin 2017 si sulmuesi më i mirë në Evropë me 56 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/