LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Ëndrra ime për një udhëtim në hënë më afër realitetit se deklaratat e Daçiqit

Çitaku: Ëndrra ime për një udhëtim në hënë më afër realitetit se deklaratat e Daçiqit

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar në një mënyrë interesante ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha sot se më logjike është që SHBA-të dhe Britania ta tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.

Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrrat e saja për t’u bërë kampion i turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiqit.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti” ka shkruar Çitaku në Twitter.


Ndërkaq, presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga pala ruse do të ndikonte që Serbia të heqë dorë nga mitologjia e rreme.

Ndryshe, gjatë ditës Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kishte deklaruar se do të ishte më logjike që SHBA-të dhe Britania të heqin njohjen e Kosovës, dhe se kjo do të zvogëlonte retorikat e destabilizimit të Ballkanit. /Telegrafi/