LAJMI I FUNDIT:

Guti: Neymarit i nevojitet Reali nëse dëshiron të rritet në karrierë  

Guti: Neymarit i nevojitet Reali nëse dëshiron të rritet në karrierë  
Neymar (Getty Images)

Trajneri i skuadrës të të rinjve të Real Madridit, Jose Maria Guti, i njohur vetëm si Guti beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar duhet të shkojë në Santiago Bernabeu për të vazhduar përmirësimin e tij.

Sulmuesi brazilian i la rivalët e Barcelonës në verën e kaluar për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.


Por, që nga transferimi i tij në Parc des Princes, Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje të ardhshme tek rivalët e urryer të Barcelonës, Reali.

Marcelo: Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë
Lexo po ashtu Marcelo: Neymar do të luajë për Real Madridin një ditë

Shumë futbollistë dhe drejtues kanë folur rreth këtij transferimi, ndërsa i fundit është ish-ylli i Realit, Guti, i cili ka thënë se braziliani duhet të bashkohet me Mbretërit.

Neymar (Getty Images)

“Unë besoj se Neymar duhet të bashkohet me Madridin”, ka thënë fillimisht Guti për mediumin Cadena Ser.

“Ne me të vërtetë e shohim atë vetëm në Ligën e Kampionëve pavarësisht se është në një klub të rëndësishëm në Paris Saint-Germain, por nuk është njësoj si kur ai ishte në Barcelonë”.

Neymar planifikon qëndrim afatgjatë te PSG
Lexo po ashtu Neymar planifikon qëndrim afatgjatë te PSG

“Nëse ai dëshiron të përmirësohet si një lojtar dhe të mbajë karrierën e tij në një trajektore në rritje, e vetmja mundësi për të është që të bashkohet me Madridin”, përfundoi legjenda e Realit.

Ndryshe, ylli brazilian po përjeton një sezon fantastik me PSG-në ku në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar plot 28 gola. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori