LAJMI I FUNDIT:

Venezuela në ditën e parë të kriptovalutës Petro fitoi 735 milionë dollarë

Venezuela në ditën e parë të kriptovalutës Petro fitoi 735 milionë dollarë

Pasi Venezuela lëshoi kriptovalutën Petro, në ditën e parë në të janë investuar 735 milionë dollarë.

Këtë informacion në televizionin shtetëror e konfirmoi Presidenti Nicolas Maduro, përcjell Telegrafi.

Kriptovaluta e cila mbështetet në naftë, gaz natyror dhe burime minerale, sipas Maduros, duhet të paraqes zgjidhje për problemet ekonomike në vend.


Venezuela lanson kriptovalutën Petro
Lexo po ashtu Venezuela lanson kriptovalutën Petro

Duke rikujtuar sanksionet të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA i vendosën ndaj Venezuelës, Maduro theksoi se “Petro do të jetë kriptovaluta i cili i nevojitet Venezuelës kundër Supermenit (SHBA)”.

Ai tha se Venezuela është vendi i parë në botë që lëshoi kripotvalutën e saj dhe paraqet hap të madh në shekullin e XXI-të.

Kriptovaluta Petro dje filloi të shitet me çmimin referues prej 60 dollarë. /Telegrafi/