LAJMI I FUNDIT:

Venezuela lanson kriptovalutën Petro

Venezuela lanson kriptovalutën Petro

Qeveria e Venezuelës nisi shitjet e para të kriptovalutës Petro e bazuar në naftë.

Tashmë në dispozicion janë 82.4 milionë Petro që mund të blihen me para të gatshme ose me kriptovaluta të tjera.


Sipas ministrit të Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve Ndërkombëtare të Venezuelës, José Vielma Mora, qeveria synon të tërheqë investitorë të huaj nga vendet si Polonia, Danimarka dhe Norvegjia, shkruan Telegrafi.

Më parë, Presidenti Nicolas Maduro kishte urdhëruar lëshimin e 100 milionë Petro me vlerë të një fuçie nafte për secilën dhe shpreson të mbledhë gjithsej mbi 6 miliardë dollarë nëpërmjet shitjes së tyre.

Rënia drastike e vlerës së Bolivarit bëri që qeveria e vendit të kërkonte mënyra alternative për të shpëtuar ekonominë nga një shkatërrim i mundshëm. Në 12 muajt e fundit, inflacioni në Venezuelë arriti në 4,115 për qind dhe Bolivari humbi deri në 96 për qind të vlerës së tij. /Telegrafi/