LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të ofrojmë zgjidhje në pajtim me opozitën, presidentin dhe qytetarët

Zaev: Do të ofrojmë zgjidhje në pajtim me opozitën, presidentin dhe qytetarët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se Maqedonia është e gatshme të oftojë zgjidhje në të cilat do të përfshihet edhe opozita, presidenti, por edhe për të cilat do të kërkojnë miratimin e qytetarëve të vendit.

“Neve na mbetet detyra vendore: të vazhdojmë intenzivisht me reforma, si dhe zgjidhjen e çështjes së hapur me Greqinë, problem që për atë vend është emri ynë kushtetues. Këto janë delikate, çështje të rënda, por ne jemi të vëmendshëm që të ofrojmë zgjidhje ku do të përfshihet edhe opozita edhe presidenti i shtetit, ndërsa do të kërkojmë miratim edhe nga qytetarët”, tha Zaev, në konferencën e përbashkët me Angela Merke, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjatë konferencës Zaev gjithashtu tha se, një Gjermani e fortë dhe stabile është në interes të Evropës dhe Ballkanit.

“Këtë vit shënuam 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Nuk ka vërtetim më të mirë për bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Gjermanisë se sa, vetë faktet. Gjermania është partneri tregtar numër 1, i vendit tonë”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori