LAJMI I FUNDIT:

ARKEP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me AEC-un maqedonas

ARKEP nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me AEC-un maqedonas

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, të martën ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Njësisë Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) si pjesë e ARKEP dhe Qendrës Nacionale për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT) si pjesë e Agjensionit për Komunikime Elektronike të Republikës së Maqedonisë (AEC), shkruan Telegrafi.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në mes dy institucioneve parasheh bashkëpunimin në trajtimin e incidenteve në hapësirën kibernetike, shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë kibernetike përmes programeve të trajnimit në dispozicion me qellim të ngritjes dhe avancimit të stafit si dhe të identifikoje mundësitë për shkëmbim akademik dhe bashkëpunim në kërkim dhe zhvillim.

Në takimin e mbajtur me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet ekipeve nacionale CERT të Kosovës dhe Maqedonisë, Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi dhe Drejtori i AEC-ut, Sasho Dimitrioski i kushtuan vëmendje të veçantë aktiviteteve te të dy organeve rregullatorë dhe ekipeve nacionale CERT në drejtim të përmirësimit të sigurisë kibernetike dhe koordinimit të aktiviteteve në mbrojtjen nga incidentet kibernetike. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori