LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Sot do të vendosim për masat që do t’i ndërmarrim për të kundërshtuar Demarkacionin

Konjufca: Sot do të vendosim për masat që do t’i ndërmarrim për të kundërshtuar Demarkacionin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka thënë se sot në mbledhjen e Grupit parlamentar do të vendosin për masat që do t’i ndërmarrin për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e zi.

Ai tha se mbledhja e Grupit parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje do të mbahet në orën 15:00, një orë para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Në orën 15:00 do të mbahet një mbledhje e grupit parlamentar të VV-së dhe do të vendosim më hollësisht masën e veprimeve për ta kundërshtuar një demarkacion të tillë”, ka thënë Konjufca.


Ai tha se vota e deputetëve të Vetëvendosjes do të jetë kundër Marrëveshjes së Demarkacionit.

Konjufca tha se Ramush Haradinaj ka ndryshuar qëndrim në lidhje me demarkacionin, e cila sipas tij është gënjeshtër për qytetarët si dhe zhgënjim për ta.

Ai po ashtu tha se aneks marrëveshja për demarkacionin është një gënjeshtër.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse strategji dalëse e qëndrimeve të veta. Pra për të ndryshuar qëndrimin është bërë nënshkrimi i presidentit Thaçi dhe atij të Malit të Zi. Në të vërtet vet komisioni që ka zgjedhur Haradinaj, erdhi në konstatime të qarta se vija e kufirit është shoqëruar me gabime të mëdha. Mali i Zi e ka miratuar marrëveshjen e Thaçit. Neve na ka ardhur dosja e Komisionit të ri shtetëror dhe kryeministri e zhbën atë raport… VV-ja nuk do ta përkrahë një mashtrim të tillë”, tha ndër të tjera Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori