Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, po merr pjesë në “Forumin Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj”, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, me qëllim të fuqizimit të zhvillimit ekonomik në botë.
Ministri Beqaj si folës në panelin kryesor të këtij forumi ka folur me temën “Financimi i Inovacionit përmes ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore. Në fjalën e tij ministri Beqaj ka theksuar përparësitë dhe potencialin e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga bizneset engjëj. “Kosova është vend atraktiv dhe me potencial të madh për investime nga investitorët e huaj”, tha ministri Beqaj.
Po ashtu Ministri prezantoi para të pranishmëve të arriturat dhe sukseset e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të biznesit dhe organizatave të ndryshme që kanë dhënë rezultate, duke ndikuar në zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë. Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në udhëheqje të Ministrisë së Inovacoonit dhe Ndërmarrësisë për mbështetje të ndërmarrësve të rinj dhe lehtësirave që do tu ofrohen inovatorëve në financimin dhe zhvillimin e ideve innovative.
“Forumi Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj“ po mbahet në Stamboll. Qëllimi i këtij Forumi vjetor është mobilizimi I sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit