LAJMI I FUNDIT:

Kontratë të re me klauzolë 90 milionë euro, Roma blindon Alissonin

Kontratë të re me klauzolë 90 milionë euro, Roma blindon Alissonin
Alisson duke festuar një nga golat e Romës (Foto: Getty Images)

Alisson Becker është njëri nga portierët më premtues në botë.

E Roma duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga ylli i saj që ka bërë magji me pritjet e tij në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.


Portieri brazilian ka shkëlqyer në vitin e tij të dytë në Romë duke bërë të gjithë tifozët për vete.

Por pas tij janë vënë skuadra të mëdha evropiane si Liverpool, Real Madrid e Paris Saint Germain.

Roma që gjithmonë ka pasur probleme me portierë nuk po dëshiron ta largojë lojtarin.

Kësisoj Giallorosët kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për një kontratë të re pasi aktualja skadon në verën e vitit 2021.

Kontrata e re do të jetë deri në vitin 2023 dhe do të ketë rritje page për lojtarin.

Alisson aktualisht ka një pagë vjetore prej 2,5 milionë euro ndërsa në kontratën e re do të ketë dyfishin e kësaj page pesë milionë euro në vit dhe bonuse.

25-vjeçarit do t’i vendoset edhe një klauzolë largimi prej 90 milionë euro.

E në rast se do të thyhej kjo klauzolë, atëherë Alisson do të bëhej portieri më i shtrenjtë në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori