Nisi me një logo të vonuar e të rifreskuar, si dhe plot aludime e thashetheme rreth ardhjes së këngëtares Rita Ora në Kosovë, mirëpo gjithçka u përmbyll me një natë fantastike në kremtimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ashtu edhe siç ishte premtuar, Rita Ora erdhi në Kosovë, dhe në mbrëmje ajo mbajti një koncert të madh në sheshin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin një numër i madh qytetarësh.
Fillimisht, gjatë ditës u shënuan aktivitete të ndryshme në kryeqytet, të cilat vunë në pah vlerat dhe traditat kombëtare, ndërsa gjithçka përkonte me festën e përvjetorit.
Rreth orës 13:00, këngëtarja kishte arritur me aeroplan privat në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishte pritur nga një numër i madh gazetarësh dhe stafi që do ta drejtonin atë për në hotel.
Më pas, gjatë ditës është mbajtur një konferencë për shtyp, ku të pranishëm ishin shumë përfaqësues të mediave, ndërsa u shqua lartë organizimi dhe komoditeti që iu ofrua gjithë të pranishmëve.
Koncerti i mbrëmjes ishte momenti kulminant, teksa organizatorët ishin kujdesur që këngëtares dhe të gjithë performuesve në skenë t’u ofrohet komoditeti i nevojshëm.
Pjesëmarrja e madhe e popullatës nuk u pa aspak si problem, ngase hapësira e rezervuar për ta ishte e mjaftueshme, duke përfshirë këtu faktin se të gjithë mund të kënaqeshin me performancën e Ritës edhe përmes ekraneve gjigante të vendosura në sheshet, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”.
Përveç kushteve skenike dhe atmosferës që ofroi Rita, fundi i koncertit u shënua me fishekzjarrët, të cilat përreth 45 minuta ndriçuan qytetin.
Ndërkohë, e kënaqur nga ky organizim ka dalë edhe vet këngëtarja e famshme shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'