Një vit pasi që Donald Trump mori detyrën, sipas sondazhit të fundit nga Qendra Kërkimore Pew, aleatët gjithnjë e më shumë po e shohin fuqinë amerikane si një kërcënim se sa një rehati, por asnjë nga këto nuk e ka prekur Kosovën, e cila feston 10 vjetorin e saj si një vend i pavarur më 17 shkurt.
Vendi me përbërjen më të madhe etnike shqiptare dhe kryesisht myslimane, i cili shtrihet në pjesën jugore që dikur ishte Jugosllavia është ndoshta vendi më pro-amerikan në botë. Kryeqyteti i saj, Prishtina, ka bulevarde në emër të Bill Clinton dhe George W. Bush (shkruar Xhorxh Bush) dhe një rrugë të quajtur për Bob Dole. Gjithashtu përmban një statujë të Clinton.
Faqja e Facebook-ut e Ambasadës Amerikane ka 297,063 ndjekës, e pëlqyer nga një në çdo gjashtë banorë në vend. Clinton (Hillary Clinton) dhe Hillary janë emra të njohur për fëmijët kosovar. Në një sondazh të Gallup, janar 2018, duke pyetur se si vendet e tjera e shohin udhëheqjen amerikane, Kosova renditet e para në botë, me përkrahje prej 75 për qind për Administratën Trump.
“Asnjëherë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë”, thotë fotografi i nga Madridi, César Dezfuli, i cili kapi dashurinë e Kosovës për Amerikën në këto imazhe. Dezfuli u intrigua pasi shikoi ‘Një kornizë të vetme’, një dokumentar rreth një fotografie të një djaloshi gjatë luftës në Kosovë. I përmenduri në dokumentar ishte Ruzhdi Kuçi, i njohur si ‘Amerikani’, i cili e kishte kthyer shtëpinë e tij në një faltore për Shtetet e Bashkuara. “Kisha dëgjuar për statujën e Bill Clinton dhe pastaj kur gjeta ‘Amerikani’, unë isha i intriguar. Mendova se duhet të ketë më shumë”, tha Dezfuli.
Fiksimi i Kosovës për Amerikën lidhet me rrolin e saj për mbështetjen e Kosovës.
SHBA-ja në vitin 1999 udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-së që hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës. Në atë kohë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte në luftë me ushtrinë serbe të Sllobodan Millosheviqit. UCK-ja po përhapej dhe trupat serbe po lëvizin nga qyteti në qytet, duke dëbuar kosovarët nga shtëpitë e tyre.
Duke e ditur për masakrën e Millosheviqit të mijëra burra dhe djem myslimanë në Bosnjë katër vite më parë, Uashingtoni i detyroi serbët të tërhiqeshin. Më pas SHBA luajti një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Kosovës pas luftës, duke dhënë ndihma dhe duke ofruar forca paqeruajtëse të përbërë prej 7 mijë ushtarëve, më shumë se çdo vend tjetër. Disa qindra ushtarë amerikan ende janë sot në Kosovë.
Në fakt, viti 1999 ishte hera e dytë që Uashingtoni ndihmoi shqiptarët të behën me shtet. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Fan Noli, një diplomat, dijetar, poet dhe themelues i kishës ortodokse shqiptare, në Boston themeloi shoqatën shqiptaro-amerikane.
Në vitin 1917, Noli shkroi një poemë, tashmë të njohur ndër shqiptarët, me titull ‘Nënë, mos ki frikë, sepse ke djemtë në Amerikë’. Është një alegori e atdheut shqiptar për bijtë dhe burrat e saj të vrarë në luftë. Noli e siguron atë që Amerika do të vijë në mbrojtjen e saj, duke bindur Presidentin Woodrow Wilson për nevojën e shtetësisë. Wilson punoi që Shqipëria të pranohet në Lidhjen e Kombeve.
Pastaj, shumë fëmijë shqiptarë u emëruan me emrin Wilson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite