LAJMI I FUNDIT:

Conte: Sfidë e madhe ndeshja ndaj Barçës

Conte: Sfidë e madhe ndeshja ndaj Barçës
Antonio Conte (Getty Images)

Antonio Conte ka folur për ndeshjen e parë të tetës së Ligës së Kampionëve që Chelsea e luan në shtëpi ndaj Barcelonës.  

Trajneri italian është i bindur se fitoret ndaj Hull Cityt dhe West Bromit në dy ndeshjet e fundit do t’i japin lojtarëve besim për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen ndaj skuadrës së Ernesto Valverde.


Conte e ka cilësuar takimin ndaj katalunasve si sfidë të madhe, e cila të jep trishtim, por edhe ngazëllim që luan ndaj një kundërshtari si Barcelona.

Gazetarët italianë krijojnë të qeshura duke ia ndërprerë konferencën për shtyp Contes, ia dorëzojnë fanellën e nënshkruar nga Mourinho dhe kërkojnë paqe me të
Lexo po ashtu Gazetarët italianë krijojnë të qeshura duke ia ndërprerë konferencën për shtyp Contes, ia dorëzojnë fanellën e nënshkruar nga Mourinho dhe kërkojnë paqe me të

“Të luash kundër Barcelonës është një sfidë e madhe”, ka thënë fillimisht Conte.

“Kjo lloj loje duhet të na japë entuziazëm të madh dhe ne duhet të jemi të ngazëllyer”.

Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean (Getty Images)

“Ata janë një nga ekipet më të mira në botë”.

“Në njërën anë ju duhet të jeni të pikëlluar për të luajtur kundër tyre, por në anën tjetër ju duhet të jeni të ngazëllyer dhe duhet të përpiqeni të konkurroni me ta në këtë nivel”.

Valverde në përkrahje të Contes: Ai e fitoi titullin sezonin e kaluar
Lexo po ashtu Valverde në përkrahje të Contes: Ai e fitoi titullin sezonin e kaluar

“Dy fitoret e fundit ishin shumë të rëndësishme për ne dhe besimin tonë. Për të fituar një ndeshje në Ligën dhe Kupën FA”. Për t’u përgatitur në mënyrë të drejtë kundër Barcelonës”.

“Pastaj ne po flasim për një lojë të madhe. Tani duhet të jemi të sigurt për ta përgatitur këtë lojë. Fillon 0-0 dhe pastaj ne duhet ta lëvizim atë në drejtimin e duhur”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori