Për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës sot në Prishtinë janë takuar kryetarët e komunave të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, të cilët kanë vendosur që të formohet Sekretariati i Unionit me seli në Tiranë për shkëmbim të përvojave me komunat shqip folëse.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se është absurde që të jenë anëtarë të rrjeteve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa si bashki dhe komuna shqiptare të mos ketë bashkëpunim apo mos të shkëmbehen përvoja, ngase kanë probleme të njëjta.
Ai tha se sot kanë diskutuar për cilësinë e ajrit, për qytete të gjelbra dhe për masat të cilat po i ndërmarrin secila komunë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Ne sot u dakorduam në mbledhje që ta formojmë Sekretariatin Unionit të Bashkive shqiptare, ky sekretariat do të jetë i vendosur në Tiranë dhe më pastaj gjatë këtij viti do ta regjistrojmë. Dhe po ashtu të kemi një staf i cili do të mundohet që të përgatit aplikacionet, por edhe tërë kohën të informojë komunat dhe bashkitë për punët të cilat po bëhen në komunat e tjera. Ideja është që këtë rritje ta bëjmë gradualisht jo vetëm që të kemi një anëtarësi të gjerë, por më të vërtet që ky Union të ketë kuptim. Kur e kemi mbajtur takimin e parë ka pasur zëra të ndryshëm nga qarqet e ndryshme ku thonë: “Po bëhet bashkimi kombëtar, komunat shqiptare po bëhen të gjitha bashkë”. Po e themi edhe një herë që ne po bëjmë shkëmbim të përvojave të komunat shqip folëse. Është kohë e bashkëpunimeve dhe është absurde të thirret për bashkëpunim me komunat tjera para se të bashkëpunojmë ndërmjet veti”, k a thënë Ahmeti.
Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës ka thënë se ky takim është më rëndësi për shkak se jep një mundësi pikërisht funksiomit më të mirë të komunave shqiptare, dhe si tillë të bëhet ende më operativ pas takimit të sotëm.
“Vlerësoj se ky lloj i bashkëpunimit është i rëndësishëm për shkak se jep një prakticizëm pikërisht funksionit më të mirë të komunave tona dhe si i tillë akoma më tepër bëhet operativ pas takimit të sotëm dhe dëshiroj të shfrytëzoi rastin që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’ju uroj dhjetëvjetorin e pavarësisë me dëshirat më të mira për të pasur një shtet të fuqishëm, anëtarë në të ardhmen të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të rajonit”, ka thënë Arifaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se sot kanë biseduar kryesisht për çështje të pastrimit, gjelbërimit, transportit publik dhe beson se kjo do të fuqizohet si një platformë konkrete.
“Ky në një farë mënyre është Unioni i kryetarëve të bashkive Albano-fon, të njerëzve të shqipes, kështu që në këtë sens nuk ka kurrfarë drame mbi atë që po realizojmë dhe s’ka kurrfarë agjende sekrete, sot kemi fol kryesisht për çështje të pastrimit, gjelbërimit, transportit publik dhe besoj që do të vazhdojmë ta fuqizojmë këtë si një platformë konkrete, pragmatike dhe realiste për çfarë mund të bëjnë komunat dhe bashkitë tona. Jam shumë i lumtur që Tirana do të mik pres Sekretariatin apo selinë e Unionit, tashmë kemi vendosur të ndajmë edhe pak financa për ta fuqizuar këtë. Tashmë Tirana është një qendër rajonale”, ka thënë Velija.
Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës duke uruar dhjetëvjetorin pavarësisë së Kosovës ka thënë se me takimin e sotëm kanë vendosur bazën e së ardhmes së Unionit që ka për qëllim të shërbej për të gjithë shqiptarët.
“Kemi vendosur disa themele për të ardhmen e Unionit, më rëndësi të veçantë është që të jetë një Union që ka ndikim në bashkëpunim ndër komunal dhe kështu që në këtë kontekst të gjitha këto na shërbejnë neve, qytetarëve tanë dhe misionit tonë që të kemi bashkia të cilat i shërbejnë qytetarëve dhe ta ngulisim të gjithë në kokë se kjo është gjithë e jona. Kështu që është një garë për të mirë, është një garë për të ardhmen dhe një garë për shqiptarët”, theksoi Arifi.
Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit me këtë rast ka uruar qytetarët e Kosovës për Pavarësi dhe ka thënë se Unioni i komunave shqiptare është model i shteteve evropiane për të bashkëpunuar njëra me tjetrën.
“Ky është trend evropian që qytetet ndërmjet veti apo komunat të bashkëpunojnë njëra me tjetrën. Unë tash jam kryetari i ri i porsa zgjedhur qe afër katër muaj, e mora ftesën që të bashkëngjitëm Unionit të bashkive shqiptare dhe për mua është kënaqësi shpresoj që edhe në periudhën e ardhshme këto tetë komuna që i kemi tash të zgjerohemi dhe të bëjmë sa më shumë dhe të bashkëpunojmë sa më shumë”, ka thënë Taravari.
Në takimin e dytë, këtij Unioni i janë bashkuar edhe komuna e Gostivarit, komuna e Prizrenit dhe po ashtu bashkia e Fierit, dhe numri total i komunave shqiptare në këtë Union ka arrit në tetë. Në takimin e sotën kanë marr pjesë edhe Mytaher Haskuka kryetar i Komunës së Prizrenit dhe Arian Murati nënkryetar i Komunës së Ulqinit.
Takimi i radhës së Unionit do të mbahet në Tetovë në tetor të këtij viti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
SPB Ohër: Qytetarët të mos bien pre e telefonatave për aksidente të rreme
Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën, kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës