LAJMI I FUNDIT:

Kroos lëndon ligamentin e gjurit në stërvitje

Kroos lëndon ligamentin e gjurit në stërvitje
Toni Kroos (Getty Images)

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka dëmtuar ligamentin e gjurit në stërvitje me klubin, konfirmoi klubi mbretëror të premten pasdite.

Një deklaratë në faqen e internetit të Madridit deklaroi gjatë të premtes për lëndimin e Kroosit gjatë stërvitjeve.


Sipas faqes zyrtare, reprezentuesi gjerman është diagnostikuar me një përdredhje në ligamentin e jashtëm anësor në gjurin e majtë.

Katër gola nga Real: Vazquez zhbllokon rezultatin, Asensio dhuron magji me lëvizje - CR7 shënon dy gola dhe Kroos një perlë (Video)
Lexo po ashtu Katër gola nga Real: Vazquez zhbllokon rezultatin, Asensio dhuron magji me lëvizje - CR7 shënon dy gola dhe Kroos një perlë (Video)

28-vjeçari mund të jetë i detyruar të kalojë një kohë të mirë jashtë fushave, edhe pse klubi nuk dha asnjë shenjë të kohës së mungesës.

Kroos pritet të jetë mungesë e madhe për Realin (Getty Images)

Klubi mbretëror ka deklaruar vetëm se ai do të vazhdon të vlerësohet nga mjekët e klubit dhe informatat mbi gjendjen e tij do të jenë të përditësuara.

Kroos ka luajtur një rol të rëndësishëm në mesfushën e Madridit këtë sezon, duke filluar plot 28 ndeshje, por ai tani duket se nuk ka gjasa të shfaqet në Real Betis këtë fundjavë.

Nëse Real Madrid dhe PSG do të kishin një skuadër të përbashkët, formacioni do të ishte i jashtëzakonshëm (Foto)
Lexo po ashtu Nëse Real Madrid dhe PSG do të kishin një skuadër të përbashkët, formacioni do të ishte i jashtëzakonshëm (Foto)

Sipas mediave spanjolle, mesfushori gjerman ka të ngjarë të mungojë rreth një muaji dhe mund ta humb edhe ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së.

Matteo Kovacic dhe Dani Ceballos janë kandidatët kryesor për të marrë pozicionin e gjermanit në ekip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori