LAJMI I FUNDIT:

Stabilizohet çmimi i naftës

Stabilizohet çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar gjatë tregtimit aziatik është u rrit me 1.44 për qind. Pas rënies së rezervave të naftës së papërpunuar, e cila u tregua nga një raport i qeverisë amerikane dhe deklaratës së zyrtarëve sauditë se OPEC është më në linjë me zvogëlimin e furnizimit të naftës bruto në mbarë botën, sesa braktisja e marrëveshjeve midis OPEC dhe Rusisë, çmimi i kësaj lënde djegëse u forcua, shkruan Telegrafi.

Çmimet e naftës janë stabilizuar në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme në sesionin e parë të javës. Rimëkëmbja e aksioneve globale dhe dobësimi i dollarit amerikan mbështetën çmimet gjatë së hënës. Ndërsa në sesionin e sotëm, nafta Bruto amerikane po tregtohet në 59.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.7 dollarë për fuçi.


Gjatë tregtimit aziatik çmimi i arit u dobësua me 0.13 për qind. Pavarësisht dobësimit aktual, çmimi i arit është në nivelet më të larta gjatë dy javëve të fundit, kryesisht për shkak të dobësimit të monedhës amerikane. Sot në ora 14:30 në SHBA, do të publikohet Indeksi i Çmimeve të Prodhimit dhe Indeksi i aktivitetit të Prodhimit në shtetin e Filadelfisë që mund të pasqyrohet në kursin e këmbimit të çift monedhës.

Vlera e Bitcoin po vazhdon të forcohet. Në tregun aziatik çmimi i tij është rrit me 3.7 për qind. Informatat e fundit sugjerojnë se mbi 280 mijë qytetarë të Koresë së Jugut kanë nënshkruar një peticion që të mos ndalohet tregtimi me kriptovaluta, siç ishte planifikuar fillimisht. Aktualisht një Bitcoin, sipas CoinMarketCap, tregtohet me 9,888.55 dollarë me një rritje prej mbi 10 për qind gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

“Dukagjini” dhe “Pearson” mbajtën trajnim për mësimdhënësit e gjuhës angleze, pjesëmarrja masive dëshmoi përkushtim për mësim cilësor

Dukagjini Publishing House
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Kalo në kategori